Maqedoni

MPB ende në kërkim të Memetit, asnjë gjurmë nga 36 vjeçari i arratisur

17.01.2023 15:14

E pesta ditë me radhë dhe ende gjurmë nga i burgosuri i arratisur, Bekim Memeti....

E pesta ditë me radhë dhe ende  gjurmë nga i  burgosuri i arratisur, Bekim Memeti. MPB me fletëarrest vendor dhe ndërkombëtar, është në kërkim të 36 vjeçarit, e për momentin  nuk jep informacione më të hollësishme. Thonë vetëm se me intensitet të madh po punohet për kapjen e tij. Asnjë hollësi nuk jep as drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, Marijan Spasovski. Ai nuk komenton as deklarimet e kryeministrit Dimitar Kovaçevski se do ta shkarkojë nga posti pikërisht për shkak të arrestimit të Memetit.  
 
Arratisja, VMRO vazhdon akuzat ndaj funksionarëve të LSDM-së
 
Ndërkohë VMRO-DPMNE opozitare vazhdon akuzat se në këtë arratisje  kanë gisht disa funksionarë të emëruar në shtëpitë përmirësuese ndëshkimore dhe disa të punësuar të caktuar në Burgun e Idrizovës.
 
“Zeqeviq dhe LSDM patjetër duhet të tregojnë se cili është roli i Ljupço Kuzamnovskit në skenarin e arratisjes së të burgosurit, Bekim Memeti. Të tregojnë nëse Ljupço Kuzmanovski është këshilltar për siguri i drejtorit të Burgut të Idrizovës Shpend Ameti, dhe nëse si këshilltar i drejtorit është në mënyrë të drejtëpërdrejt përgjegjës për sigurinë e tërësishme të burgut, por edhe për shoqërimin e të burgosurve,  me çka është përgjegjës edhe për arratisjen e Bekim Memetit.”, - theksoi Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE. 
 
Bekim Memeti, të enjten në mbrëmje gjatë shoqërimit të tij deri në spital për një prerje të lehtë në dorë, me ndihmën e disa personave të armatosur, arriti t’u largohet gardianëve duke rrëmbyer një nga pistoletat zyrtare e duke qëlluar drejt tavanit të makinës, madje plumbi bëri rikoshet duke lënduar njërin nga policët. MPB dhe prokuroria dyshojnë se në arratisjen e tij,  kanë faj vetë komandanti i turnit  dhe 3 policët që e shoqëronin. Tre prej tyre tashmë janë në paraburgim. 
 
REXHEP QAMILI