Valencia mundet nga Malaga

03.02.2015 13:11

Valencia nuk arriti të ruajë vendin e katërt në renditje në La Liga pasi u mund në Andaluzi nga Malaga me rezultatin 1-0, duke u parakaluar në renditje në fakt nga një tjetër andaluziane, Sevilla...

Skuadra e Nuno Santos gaboi shumë mbi të gjitha në fazën mbrojtëse dhe mund të kishte pësuar dhe gola të tjerë, por në fund vendosi vetëm një finalizim i Castillejo në minutën e 25-të, që me një parabël me kokë mposhti Alvesin.

Humbjen e fundit në kampionat Valencia e kishte pësuar më 30 nëntor dhe atëherë ndaj Barcelonës, por këtë herë me Malagën, pavaresisht bilancit pozitiv formacioni i Santos u shfaq dukshëm inferior duke i lejuar iniciativën vendasve që të shtyrë dhe nga publiku vendas e patën më të thjeshtë për të marrë fitoren.

Valencia madje e mbylli takimin dhe me 10 vetë pas daljes me të kuq të Cancelos, në të 73-tën, gjë që nuk e ndihmoi ekipin mik të shpresonte në një rezultat pozitiv.

Me këtë fitore Malaga i afrohet shumë zonës së Europës duke u ngjitur tashmë në vendin e 7-të në klasifikim, me 3 pikë më pak se Villareali i vendit të 6-të.