Skadon afati për thirrjen e dytë publike, asnjë paraqitje e transportuesve privat në Shkup
Edhe thirrja e dytë publike e qytetit të Shkupit...

Edhe thirrja e dytë publike e qytetit të Shkupit për përzgjedhjen e transportuesve privat - drejt dështimit.
17 janari ishte afati i fundit për regjistrim në thirrjen e dytë publike të Qytetit të Shkupit për autobusët privatë për linjat 9, 11 dhe 12.
Megjithatë, asnjë vozitës nga “Sloboda Prevoz” dhe “Makekspres” nuk ka aplikuar as në këtë thirrje . Nga të dy kompanitë presin takimin e premtuar me kryeministrin Kovaçevski.
“Ne me këmbëngulje kemi insistuar që pa u ulur për të biseduar në lidhje me problemet që përballemi, është iluzionare të flitet për shpallje dhe se besimi është shkatërruar me vet atë që ka borxh të madh ndaj transportuesve privat dhe nuk mund të pranojnë që përsëri të bëjnë transport. Është humbur besimi te Qyteti i Shkupit. Prandaj, duhej të ulemi dhe ai problem të diskutohet dhe të tejkalohet në atë mënyrë që do të mbeteshin të kënaqur të gjitha palët e prekura.”, - u shpreh Lenin Jovanovski nga “Slloboda Prevoz”.
Megjithatë, takimi duket se është bërë historik për shkak se kompanitë private presin më shumë se një muaj që DAP dhe Policia Financiare të kryejnë kontrollin në NQP - Shkup. Raporti i DAP për funksionimin e transportit publik është kyç në takimin e treshes Qeveri-transportues privat-qytet i Shkupit. (Ersan Pajaziti, TVM2)
