Maqedoni

Të hënën vendimi për “Titanik 2”, Bubevski: Përgjegjësi sipas shkallës së veprës

17.01.2023 15:42

Kanë përfunduar procedurat e përsëritura gjyqësore për rastin “Titanik 2”...

Kanë përfunduar procedurat e përsëritura gjyqësore për rastin “Titanik 2”. Në seancën gjyqësore të së martës u dëgjuan fjalët përfundimtare. Prokurori, Gavril Bubevski, kërkoi qëçdonjëri prej të akuzuarve të mbajë përgjegjësi sipas shkallës së veprës penale.
 
“Rrethanë rënduese për Sasho Mijallkovin është shkalla e përgjegjësisë penale, arsyet pse e ka kryer veprën penale, fakti që kundër tij udhëhiqen edhe vepra tjera penale, por edhe se është i dënuar me vendim të plotfuqishëm. Rrethanë lehtësuese, është sjellja e tij dhe respekti ndaj gjykatës. Për Menduh Thaçin, rrethanë rënduese është paramendimi direkt, ndërkaq lehtësuese është respektimi i tij ndaj gjykatës dhe prokurorisë.Për ish-anëtarët e KShZ-së, rrethana lehtësuese janë se kundër tyre nuk udhëhiqen procedura të tjera, rënduese është se ata e kanë keqpërdorur njohurinë e tyre dhe paligjshmërie që e kanë bërë përpara syve të opinionit.”, - deklaroi prokurori, Gavril Bubevski. 
 
Thaçi: Fjalët“Për Çairin jemi marrë vesh”, janë nxjerrë nga konteksti
 
I akuzuari Mendu Thaqi mohon akuzat, duke thënë se bisedat janë selktive dhe janë nxjerur prej konteksti. Për Cairin thotë se ka kërkuar që të hapen kutitë ndërsa për Strumicën nuk ka pasur as ide së cili vendvotim ishte vendimtar për gjedhjet atje.
 
“Fjala ime drejt z.Ibrahimit është “Për Çairin jemi marrë vesh” duke bisduar me atë dhe jo me dikë tjetër. Edhe sa i përket Çairit un kam vetëm qëndrime politike apo juridike, ndërsa urdhra, mendoj që as prokuroria nuk arriti të urdhërojë. Për Çairin unë i tregova z. Ibrahimit dhe u mundova që të gjithë faktorëve relevantë në shtet ti bind se bëhet fjalë për falsifikim klasik. Ideja ime për Çairin ishte që pas procedurës sipas rregullores së KShZ-së, të vijmë në një situatë që të hapen kutitë dhe kur ato u hapën u konstatua ajo që ishte në kutitë. Në Strumicë unë nuk kisha dijeni se për cilën vendvotim bëhet fjalë. Nuk e dija se prej atij vendvotimi varen apo jo të ripërsëriten zgjedhjet. Komunikimi im edhe me z.Ibrahimi, por edhe me të tjerët ju siguroj që është vetëm informacion për atë se çfarë ndodhë në zgjedhje. Pastaj për këtë a kam pasur un dhuratë, fitim apo favorizim? Mendoj se edhe gjatë hetimit, por edhe gjatë procedurës gjyqësore nuk kishte asnjë argument se un personalisht dhe partia ime kemi pasur përfitim.”, - deklaroi kryetari i PDSh-së,Menduh Thaçi.
 
Rasti për marrëveshjen e votave për kundërshtime në KShZ në zgjedhjet lokale të vitit 2013 po gjykohet për herë të dytë, pasi Gjykata e Apelit , rrëzoi aktgjykimin dhe e ktheu lëndën në gjykatën e shkallës së parë. Me aktgjykimin e parë, ish-drejtori i DZK-së, Sasho Mijalkov, u dënua me 3 vjet burg, kreu i PDSh-së, Menduh Thaçi, me 3 vjet e 2 muaj, ndërsa të akuzuarit e tjerë, atëherë anëtarë të KShZ-së, po ashtu morën dënime me burg. Vepra skadon në prill të këtij viti dhe pas aktgjykimit të shkallës së dytë, Mijallkov ka sërish të drejtën e ankesës. Shanset që ky rast të përfundojë me aktgjykim për ish-shefin e DZK-së, janë pothuajse zero.

GAZMEND KURTISHI