Pendarovski nga Davosi: Të ruhet uniteti Evropian dhe transatlantik
Edhe përkundër luftës në Ukrainë....

Edhe përkundër luftës në Ukrainë, sfidat dhe shumëfishimi i krizës inkurajojnë solidaritetin e treguar, jo vetëm në nivel evropian, por edhe solidaritetin transatlantik, i cili është në një nivel që nuk ka qenë ndër vite, theksoi presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
I pyetur për sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, presidenti Pendarovski theksoi se ekzistojnë dy pika të ndjeshme në rajon, të cilat Rusia sërish përpiqet t’i destabilizojë.
“Kemi dy pika të ndjeshme në Ballkanin Perëndimor, Republika Srpska e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Veriu i Republikës së Kosovës. Regjimi i Putinit edhe para luftës në Ukrainë, është përpjekur të provokojë njerëzit atje për të minuar integritetin e këtyre dy shteteve. Unë besoj se nëse Rusia përpiqet të tërheqë vëmendjen e perëndimit nga lufta në Ukrainë, Ballkani Perëndimor është më i prekshëm ndaj propagandës sesa Baltiku. Ne duhet ta trajtojmë këtë njësoj si aleatët anëtare të NATO-s dhe si vende kandidate për BE-në.”, - deklaroi presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Duda: Nëse dërgojmë armë, Ukraina mposht forcat ruse
Presidenti polak, Duda beson se lufta në Ukrainë do të ndalet nëse vendet perëndimore vazhdojnë të dërgojnë armë për të mbrojtur vendin.
“Nëse vazhdojmë të dërgojmë pajisje luftarake, Ukraina ka ende një shans për të mposhtur forcat ruse, por ne duhet të dërgojmë edhe tanke.”, - theksoi presidenti i Polonisë, Anderzej Duda.
Presidenti Pendarovski theksoi se është e nevojshme të ruhet uniteti dhe solidariteti evropian dhe transatlantik edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë, me qëllim që të dekurajohen forcat totalitare dhe të ruhet demokracia botërore. (Naim Ramadani, TVM2)
