Sigurimi i jetës dhe pasurisë, qytetarët: Mirë të sigurohemi, sipas mundësive
Pandemia, luftërat, kriza ekonomike...

Pandemia, luftërat, kriza ekonomike, aksidentet në komunikacion apo të tjera aksidente jetësore, janë disa nga sfidat me të cilat përballemi kohëve të fundit. Jetojmë në kushte ku realisht duhet të pyesim veten se sa ia vlen apo a kemi mundësi të sigurojmë jetën tonë.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve,thotë se sigurim jetësor kanë gati 300 mijë qytetarë, apo rreth 40 për qind më shumë se vitet e kaluara. Qytetarët e dinë se është mirë të sigurohen, por paketat i blejnë sipas mundësive financiare.
qytetarë
“Ta them të drejtën, sigurim jetësor kam bërë para 19 vitesh. Deri në fund të vitit sigurimi mbaron, pastaj ta shohim. Mendoj që çdo njëri i zgjuar duhet ta bëjë.”, - tha një qytetar.
“Po, jam i siguruar me sigurim jetesor.”, - tha një qytetar tjetër.
Agjencitë e sigurimit: Polisat për sigurimin e jetës, në rritje
Kompanitë e sigurimit nuk e fshehin se vëllimi i policave të sigurimit të jetës është në rritje.
“Varësisht nga gjendja ekonomike e qytetarëve. Janë përfshirë nga sigurimi më i lirë minimal deri tek ai maksimali, flasim për sigurimin vjetor. Më shpesh qytetarët zgjedhin atë sigurim që është mesatar, rreth 500 euro në vit.”, - u shpreh udhëheqësi i sektorit të sigurimit, Daniel Barishko.
Është rritur edhe sigurimi i pasurive të patundshme, si për qytetarët ashtu edhe për pronarët e bizneseve të vogla. (Fitore Demolli, TVM2)
