Strumicë, zjarri shkrumbon shtëpinë, humb jetën 63 vjeçari

17.01.2023 17:03

Një person ka humbur jetën nga zjarri....

Një person ka humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer mbrëmjen e së hënës  në Strumicë. Bëhet fjalë për një gjashtëdhjetë e tre vjeçar me iniciale A.E. Sipas informacioneve nga Njësiti Territorial i Zjarrfikësve - Strumicë, personi i cili ka humbur jetën nga zjarri ishte pjesëtar i familjes që jetonte në shtëpi.

“Ishte e tmerrshme. Një zjarr i madh shpërtheu. Flakët shiheshin nga larg. Zjarrfikësit kanë ardhur dhe fqinjët kanë shuar zjarrin duke hedhur ujë mbi të. Ishte shumë, shumë e frikshme.”, - u shpreh fqinji i viktimës.

Në shuarjen e zjarrit  kanë marrë pjesë tre makina zjarrfikëse dhe nëntë zjarrfikës.  Për momentin nuk dihen shkaqet e tragjedisë.

Ndërkohë, ka filluar ekspertiza në vendin e ngjarjes nga prokurori publik, nga Prokuroria Themelore Publike - Strumicë dhe inspektor zjarrfikës. (Farije Dauti Bakiu, TVM2)