KONKURS për zgjedhjen e Drejtorit të RTVM-së dhe Zëvëndës drejtorit të RTVM-së
Në bazë të nenit 153 - paragrafi 8 , i Ligjit për shërbime Audio dhe Shërbime Mediale Audoivizuele ( Gazeta Zyrtare e RM-së nr 184\13; 13\14; 44\14; 101\14; 132\14), Këshilli Programor I RTVM-së publikon:
KONKURS
Për zgjedhjen e Drejtorit të RTVM-së dhe Zëvëndës drejtorit të RTVM-së
Publikohet Konkurs për zgjedhje të Drejtorit të RTVM-së dhe zëvëndës drejtorit të RTVM-së , sipas kushteve dhe procedurës të përcaktuara në Ligjin për Shërbime Audio dhe Shërbime Mediale Audiovizuele dhe Statutin e NPR- RTVM
I. Drejtori dhe zëvëndës drejtori zgjidhen për periudhë prej 3 ( tre) vjet me mundësi për zgjedhje të përsëritur në vazhdim
II. Kandidatët të cilët do të paraqiten, duhet të plotësojnë kushtet në vijim:
- Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë
- Të kenë arsim sipëror;
- Të dërgojnë program për punë në RTVM për periudhën prej 3 vjetësh
- Të kenë mbi 5 vjet përvojë pune në sferën e komunikologjisë, gazetarisë, komunikimet elektronike, informatikës, kulturës, ekonomisë ose juridikut.
III. Kandidatët në Konkursin publik, së bashku me fletëparaqitjen duhet të dorëzojnë:
- Certifikatë të shtetësisë;
- Program për punë në RTVM për periudhën prej 3 vjetësh
- Diplomë për arsim të mbaruar sipëror;
- Biografi të shkurtër
- Vërtetim për 5 vjet përvojë pune në sferën e komunikologjisë, gazetarisë, komunikimet elektronike, informatikës, kulturës, ekonomisë ose juridikut.
IV. Kandidatët e konkursit publik , së bashku me fletëparaqitjen dhe dëshmitë përkatëse për plotësimin e kushteve të kërkuara në një zarf, duhet të dorëzojnë edhe Program për punë për periudhë prej tre vjet në zarf tjetër të nënshkruar me shifër, dëshifrimi I të cilës është në zarfin e parë.
Fletëparaqitja dhe program për punë, dorëzohen në zarfe me format A3, me shenjë
“Për konkursin për zgjedhje të drejtorit të RTVM-së”, gjegjësisht “ Për konkursin për zgjedhje të zëvëndës drejtorit të RTVM-së”
Konkursi publikohet në shtypin ditor( në një gazetë ditore në gjuhën maqedonase dhe një në gjuhën shqipe) dhe në programet dhe ueb faqen e RTVM-së
Konkursi zgjat 15 ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor dhe në RTVM
Fletëparaqitjet e paplotësuara dhe të dorëzuara pas afatit, nuk do të merren parasysh
Fletparaqitja , së bashku me dokumentet e nevojshme, dorëzohen në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të konkursit, në zarf të mbyllur me shenjë:
“Për pjesmarrje në konkurs për drejtor I RTVM-së” gjegjësisht “ Për pjesmarrje në konkurs për zgjedhje të zëvëndës drejtorit të RTVM-së “
Në adresën :
Radio Televizioni I Maqedonisë
Bul “Goce Dellçev” nr 18 Shkup
Për informacione plotësuese kandidatët e interesuar mund të paraqiten në tel 02-5119 860
KËSHILLI PROGRAMOR I RTVM-SË
