Erëra të forta, borë e shi, pas “Gerard”, Spanja bëhet gati për stuhinë “Fien”

17.01.2023 17:21

Stuhia e shtatë e sezonit, Gérard....

Stuhia e shtatë e sezonit, Gérard, goditi Spanjën. Stuhia e furishme goditi vendin pas një dite të qetë e me diell, duke zënë të papërgatitur banorët e zonave të rrezikuara. Shumë prej tyre nuk u lejuan të lëvizin në rrugët e mbuluara nga bora, për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Teksa autoritetet po sanojnë dëmet e Gerardit, vendi po bëhet gati për stuhinë e ardhshme, “Fien”, e cila gjatë ditëve në vijim  do të prekë gjysmën veriore të gadishullit Iberik.

Sipas parashikimit të Agjencisë Meteorologjike Shtetërore Spanjolle, erërat e forta, shiu, të ftohtit dhe bora, pritet të prekin rreth 40 provinca në të gjithë vendin.