Maqedoni
Arratisja e Memetit, qeveria shkarkon drejtorin e DES-së, Spasovskin
17.01.2023 17:57
Pas arratisjes së të dënuarit Bekim Memeti nga Idrizova, qeveria ka shkarkuar nga detyra...

Pas arratisjes së të dënuarit Bekim Memeti nga Idrizova, qeveria ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Administratës për Ekzekutim të Sanksioneve, Marjan Spasovski.
Përveç Spasovskit, për arratisjen e Memetit janë suspenduar nga puna edhe komandanti i sektorit dhe 3 pjesëtarët e policisë së burgjeve që kanë kryer transportin e paarsyetuar nga burgu drejt spitalit, gjë që i mundësoi Memetit të arratiset. Komandantit dhe dy zyrtarëve të burgut i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh, ndërsa ndaj të dyshuarit të katërt është caktuar masa e kujdesit.
Inspektimi i jashtëzakonshëm i kryer më 13 janar ka evidentuar një sërë parregullsish në zbatimin e procedurave për transferimin e Memetit në spital.
