Maqedoni
MASh: Në gjysmëvjetorin e dytë, shkollat të përdorin energjinë e subvencionuar
17.01.2023 18:15
Duke pasur parasysh se disa nga shkollat publike fillore dhe të mesme ende nuk e kanë shfrytëzuar avantazhin...

Duke pasur parasysh se disa nga shkollat publike fillore dhe të mesme ende nuk e kanë shfrytëzuar avantazhin e furnizimit me energji elektrike të subvencionuar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju bën thirrje udhëheqësive të institucioneve arsimore dhe komunave si themelues të tyre ta realizojnë këtë mundësi.
“Me këtë, shkollat do të ulin shpenzimet e energjisë elektrike dhe do të mundësohet realizimi i pandërprerë i mësimit me prezencë fizike deri në përfundimin e vitit shkollor.
Përgjegjësia e të gjitha palëve të interesuar në realizimin e procesit edukativo-arsimor kontribuon për cilësi më të lartë në arsim”, thonë nga Ministria.
MASh rikujton se viti shkollor me vendim të Qeverisë vazhdon më 23 në vend të 18 janarit, me prezencë fizike për të gjithë nxënësit.
