Maqedoni
Mot me shi gjatë javës – në fundjavë reshje të borës
17.01.2023 22:05
Lokalisht pritet mot i lig me shira të rrëmbyeshëm...

Kodra e Diellit edhe këtë mëngjes është zgjuar e mbuluar me shtresë të re dëbore. Në profilin e Facebookut të lokalit “Konak” janë postuar fotografi të reja që pasqyrojnë idilën dimërore në Kodrën e Diellit.
Metereologët, thonë se ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje të borës edhe në vendet më të ulëta priten gjatë fundjavës. Në viset malore shtresa e dëborës do të jetë mbi 50 cm, kurse shtresë dëbore do të formohet edhe nëpër qytete.
Sipas metereologëve, nën ndikimin e aktiviteteve të theksuara ciklonike me qendër në gjirin e Gjenovës por edhe të një sërë valësh të lagështa ajrore, deri në fund të kësaj jave, në vendin tonë moti do të jetë I ndryshueshëm me reshje të përkohshme të shiut.
Lokalisht, reshjet do të jenë të rëmbyeshme – mbi 70 litra në metër katror ku ekziston mundësia për përmbytje lokale.
Vecanërisht të enjten, sipas metereologëve, lokalisht moti do të jetë jostabil me reshje intensive të shiut, bubullimave dhe erës së jugut.
Lokalisht, këto procese do të jenë në formë të motit të lig, me erë të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor – mbi 80 kilometra në orë, kurse në viset malore, veçanërisht në veriperëndim do të ketë reshje të borës dhe do të formohet shtresë më e madhe e dëborës.
