Maqedoni
Mjegull me dukshmëri deri 50 metra në Kodër të Diellit
18.01.2023 09:00
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa...

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të borës dhe mjegull me dukshmëri deri 50 metra ka në Kodër të Diellit, informon LAMM.
Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç kryerjes së formaliteteve doganore.
