Maqedoni
Parashikimi i motit
18.01.2023 09:06
Vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme këtë të mërkurë...

Moti parshikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtëra me diell. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e në pjesët perëndimore dhe lindore me intensitet deri të lartë, hera herës reshje në formën e shtrëngatave aftashkurtra. Borë do të bie vetëm në majat më të larta malore. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 18°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 6°C, derisa ajo maksimale do të arrij në 15°C.
