Botë

Përmbytje masive rrugësh në Spanjë, mbyllen shkollat e kolegjet

18.01.2023 09:37

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive dhe shembje muresh e rrugësh në rajonin verior Cantabria në Spanjë....

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive dhe shembje muresh e rrugësh në rajonin verior Cantabria në Spanjë. Videot e shpërndara në mediat sociale treguan përmbytjet në qytetin verior spanjoll Laredo të hënën.
 
Qyteti i vogël i Laredos i cili është një destinacion kryesor turistik në bregdetin Kantabrian, ndodhet me Gjirin e Biscay në veri dhe me lumin Treto në perëndim.
 
Mediat lokale raportojnë se shkollat ​​dhe kolegjet në qytet janë pezulluar për shkak të përmbytjeve.