Botë
Kiev, rrëzohet helikopteri, ka edhe viktima
18.01.2023 10:44
Një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh dhe një ndërtese apartamentesh në qytetin e Brovary...

Një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh dhe një ndërtese apartamentesh në qytetin e Brovary pranë Kievit, ka edhe viktima, tha guvernatori lokal.
Kreu i Policisë Kombëtare të Ukrainës tha se ministri i Punëve të Brendshme, zëvendësi i tij dhe sekretari i shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme vdiqën në rrëzimin e helikopterit në Brovary. Sipas tij, ka pasur 16 të vdekur dhe rreth 20 të plagosur.
“Kishte fëmijë dhe staf në çerdhe në momentin e kësaj tragjedie. Tani të gjithë janë evakuuar. Ka viktima”, shkroi Guvernatori i Kievit Oleksiy Kuleba në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi rrëzimin e helikopterit. Nuk kishte asnjë koment nga Rusia, trupat e së cilës pushtuan Ukrainën shkurtin e kaluar dhe zyrtarët ukrainas nuk iu referuan ndonjë sulmi rus në atë zonë në atë kohë.
"Ne po marrim informacione për viktimat dhe rrethanat.", shkroi zëvendës-shefi i shtabit të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko.
