Botë
Bruksel, mblidhet komiteti ushtarak i NATO-s, diskutohet edhe për Kosovën
18.01.2023 11:33
Komiteti ushtarak, autoriteti më i larë i NATO-s do të mblidhet sot dhe nesër në Bruksel

Komiteti ushtarak, autoriteti më i larë i NATO-s do të mblidhet sot dhe nesër në Bruksel, ndërsa ndër të tjera do të diskutohet edhe për situatën në Kosovë dhe misionin ushtarak të NATO-s në Kosovë, KFOR-in.
Në njoftimin e Aleancës bëhet e ditur se admirali Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak, do të kryesojë takimin, në të cilin do të marrin pjesë shefat e mbrojtjes aleate dhe homologët e tyre nga Finlanda dhe Suedia të ftuar. Takimi i Komitetit Ushtarak të NATO-s në sesionin me 32 ministra të Mbrojtjes do t’iu mundësojë të diskutojnë çështje me rëndësi strategjike për Aleancën.
“Në seancën e parë të ditës së dytë, shefat e mbrojtjes do të takohen me partnerët e tyre operacional të Forcave të Kosovës (KFOR), Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën. “Diskutimet do të përqendrohen në situatën në terren, sigurinë dhe misionin e KFOR-it.”, thuhet në njoftim.
