Maqedoni

Eurointegrimet, Kovaçevski: Deputetët të jenë unik, janë zëri i qytetarëve

18.01.2023 13:26

Qeveria nuk heq dorë nga strategjia për t’u bërë anëtare e plotë e BE-së deri në vititn 2030....

Qeveria nuk heq dorë nga strategjia për t’u bërë anëtare e plotë e BE-së deri në vititn 2030. Por, megjithatë, kryeministri Kovaçevski ripotencon se arritja e këtij qëllimi, kërkon kontribut gjithëpërfshirës, duke vendosur theksin tek deputetët, prej të cilëve varen ndryshimet kushtetuese. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë,  sfdat dhe kompleksiteitn e procesit integrues, por mirëqenia e qytetarëve është më me rëndësi se ideologjitë dhe qasjet politike, tha Kovaçevski.
 
“Kemi vendosur qëllim të qartë, anëtarësim në BE deri në vitin 2030. Shumëkush thotë se ky është qëllim shumë ambicioz, por unë do të thoja se nuk është i pamundur. Deputetët janë zëri i qytetarëve në shtëpinë legjislative. Arritja e qëllimeve nacionale dhe shoqërore duhet të vihet përpara dallimeve politike dhe ideologjike. Patjetër të tregoni konstruktivitet në emër të qytetarëve, unitet për mirëqenien e tyre.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Ndryshimet kushtetuese, Mariçiq: Debati ka filluar, skriningu sipas kalendarit
 
Kryenegociatori  me BE-në, Bojan Mariçiq tha se ndryshimet kushtetuese janë drita e gjelbër për  rrugën evropiane.  Procesi i skriningut bilateral sipas tij  vijon në harmoni me kalendarin e paraparë dhe po ashtu edhe reformat realizohen me dinamikë të shpejtë.  
 
“Mund të themi se ndryshimet kushtetuese do të aktualizohen në debate me shoqëritë civile dhe ekspertët, edhe për përmbajtjen e tyre, por edhe për rëndësinë politike që kanë. Këto ndryshime të amendamenteve janë drita jeshile nga parlamenti ynë për vazhdimin e bisedimeve me BE-në. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të japim kontribut  që ky proces të fillojë me sukses dhe  çka është më me rëndësi, të mbarojë me sukses.”, - theksoi zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq.
 
Në kuadër të fazës së skriningut bilateral kemi përfunduar me klasterin e parë, ku përfshihen sundimi i së drejtës, demokracia dhe lufta kundër korrupsionit. Për këto kapituj, zëvendëskryeministri Mariçiq sqaron se  nuk ka pasur  kërkesa të reja nga Bullgaria, ndërkaq raporti për klasterin fillestarë  pritet të publikohet nga Komisioni Evropian në fillim të pranverës.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU