Botë

Alarm në Britaninë e Madhe, priten bllokime rrugësh nga bora

18.01.2023 14:06

Zyra kombëtare metereologjike e Britanisë së Madhe parashikon 15 deri në 20 cm borë në disa zona...

Zyra kombëtare metereologjike e Britanisë së Madhe parashikon 15 deri në 20 cm borë në disa zona, ndërsa lëshon paralajmërimin që të shmangen udhëtimet në kushtet e “bombës” së motit që po i afrohet vendit. Reshje të dendura dëbore parashikohet të pasohen nga një bllokim masiv i rrugëve dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Drejtuesit e automjeteve mund të mbeten në rrugë, thonë ekspertët që apelojnë edhe për  anulim të fluturimeve dhe udhëtimeve me tren. 
 
Parashikime për kujdes janë lëshuar tashmë për Uellsin, Devonin e Cornuallin, si dhe për Skocinë jugperëndimore dhe Irlandën e Veriut, ku rrugët mund të vishen me akull e të bëhen tejet të rrezikshme për qarkullim. Në disa pjesa të vendit këshillohet lëvizja me makina vetëm nëse është absolutisht e domosdoshme. Paralajmërimet e autoriteteve erdhën pasi brenda 5 orësh u regjistruan më shumë se 100 aksidente rrugore të lidhura me motin e keq dhe ngricat. E gjithë Anglia pritet të përballet me një valë të madhe të ftohti të paktën deri mëngjesin e së premtes.
 
Loredo – Spanjë, përmbytje masive rrugësh, mbyllen shkollat
 
Ndërkohë reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive dhe shembje muresh e rrugësh në rajonin verior Cantabria në Spanjë. Qyteti i vogël i Laredos i cili është një destinacion kryesor turistik në bregdetin Kantabrian, është më i prekuri. Mediet lokale raportojnë se shkollat dhe kolegjet në qytet janë pezulluar për shkak të përmbytjeve. Spanja ende nuk e ka marrë veten nga stuhia e shtatë e sezonit, Gérard, e tashmë vendi po bëhet gati për stuhinë e ardhshme, “Fien”, e cila gjatë ditëve në vijim do të prekë gjysmën veriore të gadishullit Iberik. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI

VLORA LATIFI TOPOJANI