Maqedoni

KShPK: Përgjegjësi nga Spasovski për “Besa Trans”

18.01.2023 14:22

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të dorëzojë iniciativë në Qeveri për të përcaktuar përgjegjësinë....

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të dorëzojë iniciativë në Qeveri për të përcaktuar përgjegjësinë e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në lidhje me vendimin për ndalimin e kryerjes së kontrollit teknik të “Via Komerc”, stacion në të cilin pas konstatimit të parregullsive është kryer kontroll teknik edhe në transportuesin “Besa Trans”, në autobusin e së cilës në një aksident në Bullgari humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 7 të lënduar. Provat që kanë ata do t’i dorëzojnë në prokurori, ku tashmë është hapur lënda.
 
“Për një periudhë të caktuar pas kontrollit, vendimi nuk u zbatua menjëherë nga ministri, vetëm pas tre muajsh dhe ndërkohë u bë kontroll teknik i automjeteve të “Besa Transit”.”, - theksoi  kryetarja e KShPK-së, Biljana Ivanovska.
 
“Do të shihet nëse marrja e vendimit nuk është bërë me dashje, për shkak të ndikimit apo korrupsionit apo për shkak të pakujdesisë.”, - u shpreh anëtari i KShPK-së, Shemsi Salai.
 
Nga KShPK do të kërkojnë ndryshime në Kodin Penal për shkak të abuzimeve me burimet dhe dëmtimin e buxhetit nga zyrtarët.
 
“Vazhdimisht po theksojmë se sistemi, regjistri i të emëruarve dhe të përzgjedhurve, do të jetë efektiv në mënyrë që ne të mund të reagojmë shumë më shpejt dhe jo vetëm sipas indikacioneve nga raportimet.”, - deklaroi anëtarja e KShPK-së, Katica Nikolovska.
 
KShPK gjithashtu do të dorëzojë parashtresë në këshillin prokurorial për prokuroren, Natasha Pop Trajkova, në lidhje me rastin “Holiday In”, e cila një vit më parë i ka njoftuar se lënda është dërguar në ekspertizë dhe nuk ka më asnjë aktivitet.
 
NAIM RAMADANI