Maqedoni
Kriza energjetike, furnizimi me gaz, LSDM: Po të dëgjonim Mickoskin, do humbnim miliona
18.01.2023 14:35
Partitë politike me akuza ndaj njëra tjetrës për krizën energjetike....

Partitë politike me akuza ndaj njëra tjetrës për krizën energjetike. LSDM akuzojnë liderin e opozitës, Hristijan Mickovski për padituri në sektorin e energjetikës. Sipas tyre, Mickovski gjatë gjithë kohës ka gënjyer qytetarët se do të ketë rritje të energjisë elektrike, madje kërkonte që shteti të prokuronte gaz, pikërisht në kohën kur gazi shitej me çmim rekord të lartë.
“Sikur autoritetet ta kishin dëgjuar Mickoskin për të blerë gazin përnjëherë gjatë gjithë sezonit të ngrohjes, tani shteti do të ishte në humbje prej qindra milionë eurosh, sepse në periudhën kur Mickoski kërkonte blerje, çmimi i gazit natyror ishte duke thyer rekorde. Mickoski gënjeu dhe se rryma do të rritet në mënyrë drastike, i trembi qytetarët me goditje çmimesh. Sot çmimi i energjisë elektrike është ulur me 20 për qind, për rreth 70 mijë kompani të vogla, që janë në tregun e rregulluar, 99.2 për qind e familjeve nuk kanë rritje të çmimit të energjisë elektrike.”, - deklaroi Daniella Nikollova nga LSDM.
VMRO-DPMNE: ELEM bleu 230 milion euro energji elektrike në një vit
Nga VMRO-DPMNE reagojnë duke thënë se shteti në vend që të lavdërohet për vënien në kohë funksion të të gjitha kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, të tregojë se sa para ka harxhuar për blerje të energjisë elektrike.
“Kur LSD mburret se ELEM-i shtetëror shet rrymë të tepërt, duhet thënë edhe se ELEM-i dhe Kovaçevski i kanë kushtuar shtetit dhe qytetarëve 230 milionë euro për vetëm një vit, aq sa kanë harxhuar paratë e buxhetit për të blerë energji elektrike. Në të njëjtën kohë, a duhet të përgjigjen pse kanë pritur dy muaj e gjysmë ndërrimin e gjeneratorit, i cili ngadalësoi prodhimin e energjisë elektrike? Pyetja kryesore është se çfarë bëhet dhe ku përfundojnë ato teprica të energjisë elektrike, pra pse u shiten subjekteve të dyshimta me çmime dy herë më të ulëta se çmimet e bursës?”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se përderisa populli po varfërohet, kompanitë e Kovaçevskit shtojnë profitin.
ERSAN PAJAZITI
