Maqedoni

“Erasmus Plus 2014”, 242 aplikacione për mundësi më të mirë

03.02.2015 16:12

Hyrja e Maqedonisë në programin e ri të BE-së “Erasmus plus”, i cili filloi të implementohet në janar të vitit 2014...

Hyrja e Maqedonisë në programin e ri të BE-së “Erasmus plus”, i cili filloi të implementohet në janar të vitit 2014, ku ndërlidhet dhe mbindërtohet në përvojat e fituara përmes programit, të rinjve në aksion dhe programit “Mësim i përjetshëm” është i një rëndësie thelbësore, para së gjithash për promovimin e nivelit internacional të institucioneve arsimore, sektorit joqeveritar, e të gjitha trupave të tjerë të cilat paraqiten si shfrytëzues në nivel të vendit.
 
“Perspektivat e Agjencisë Nacionale janë të përkushtuara në përparimin e sistemit arsimor maqedonas, promovimit të qytetërimit aktiv te personat e rinj dhe krijimin e mundësive më të mira për të gjithë”- deklaroi drejtori i Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore dhe Mobilitet, Darko Dimitrov.
 
Propozim-projektet për programin “Erasmus plus 2014” në Agjencinë Nacionale për Programe Evropiane Arsimore kanë arritur përafërsisht 242 aplikacione, prej të cilave janë miratuar gjithsej 53 projekte.
 
Ndërsa konkursi për propozim-projekte për këtë vit është shpallur në muajin dhjetor, me ç’rast aplikantët e interesuar tanimë kanë filluar me përpilimin e aplikacioneve të tyre dhe finalizimin e të njëjtave për dorëzimin në afatet e ardhshme përfundimtare.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI