Akuzat e të pakënaqurve në BDI, Ahmeti: Ne gjithmonë i mbështesim të rinjtë
Kryetari i BDI-së dhe ministrat e ekzekutivit...

Kryetari i BDI-së dhe ministrat e ekzekutivit, vazhdojnë takimet me qytetarët në Gostivar. Ahmeti thotë se përkundër akuzave që i bëhen nga të pakënaqurit brenda kampit integrist, BDI ka dëshmuar demokraci të brendshme e mbështetje pa rezervë për të rinjtë.
“Jo që unë jam kryetar, po BDI-ja është partia më me demokraci të brendshme, lëri çka flasin ata. Funksionojmë për mrekulli si brenda, po edhe në institucione. Ku ka më demokraci se sa të zgjedhësh një anëtar një votë.”, - deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Grupi i të pakënaqurve sonte në takim me të rinjtë e Shkupit. Vazhdojnë të këmbëngulin se BDI ka të rinj të aftë që fare mirë mund t’i zëvendësojnë ministrat aktualë që sipas tyre, përveç PR-it, nuk po çojnë përpara asnjë projekt të rëndësishëm.
