Maqedoni

Energjia elektrike e subvencionuar, Andonov: Shkollat të përfitojnë nga oferta

18.01.2023 16:21

Afati për aplikim për energji elektrike e subvencionuar përfundon të premten, më 20 janar...

Afati për aplikim për energji elektrike e subvencionuar përfundon të premten, më 20 janar. Shkollat fillore dhe të mesme që ende nuk janë regjistruar duhet ta bëjnë këtë menjëherë e të përfitojnë nga oferta e ESM-së, apelon  këshilltari për energji në qeveri, Viktor Andonov.  
 
“Është interes i përbashkët që fëmijët të kenë mësim të pandërprerë dhe klasa të ngrohta, kurse shkollat të kenë fatura më të ulëta të energjisë elektrike.”, - theksoi këshilltari për energjitikë, Viktor Andonov. 
 
Kursimi i energjisë: Andonov: Të përdorim energjinë me përgjegjësi
 
Sipas tij, viti filloi me prodhim stabil vendor të energjisë dhe për disa ditë radhazi në janar, ESM prodhon dhe shet tepricat e energjisë elektrike gjatë natës. Nga kjo plotësohen edhe nevojat e spitaleve, shkollave, ndërmarrjeve publike, kompanive nga sektori ushqimor dhe objekteve të tjera të infrastrukturës jetike në vend, të cilat janë marrë nga ESM si obligim shtesë për furnizim me energji elektrike me çmime të subvencionuara. Kërkoi, gjithsesi kursim. 
 
“Është e nevojshme që të gjithë të tregojmë solidaritet, përgjegjësi dhe përdorim racional të burimeve. Qeveria krijoi kushte që sektorët jetikë shtetërorë, si dhe sektorët e synuar me qëllim të uljes së çmimeve të produkteve bazë, të furnizohen me çmim më të lirë të subvencionuar të energjisë elektrike.”, - u shpreh këshilltari për energjitikë, Viktor Andonov.
 
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur tashmë se gjysmëvjetori i dytë rinis  më 23 janar pasi pushimi dimëror u zgjat për shkak të mbrojtjes së shëndetit të nxënësve dhe kursimit të energjisë elektrike për ngrohje.

FITORE DEMOLLI