Ligji për tatim mbi fitimin, Kovaçevski: Është gati, po analizohet
Koncepti i ligjit për tatimin shtesë....

Koncepti i ligjit për tatimin shtesë në fitim është gati, por siç tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, ai nuk do të lëshohet derisa nuk është në përputhje me Odat Ekonomike. Kompanitë që janë angazhuar janë më diskutim e sipër me Odat Ekonomike dhe me Ministrinë e Financave.
Kovaçevski theksoi se ligji nuk do të imponohet, por do të harmonizohet me odat, sepse ideja është që të jetë ligj për kontributin social të kompanive.
“Koncepti i ligjit është përgatitur, por nuk do të dalë derisa të harmonizohet me odat ekonomike, sepse kompanitë që mbulohen nga ky ligj janë anëtarë të odave. Nuk bëhet fjalë për konfiskimin e fitimit nga operimet e rregullta, por për taksa fitimin shtesë që është mbi mesataren që kompania ka bërë në vitet e kaluara.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Se cilat kompani do të mbulohen , kjo do të varet nga kriteret në ligj pavarësisht nga industria në të cilën ato operojnë. (Farije Dauti Bakiu, TVM2)
