Maqedoni
Ambasadori Gir: Pa ndryshime kushtetuese, negociatat ndërpriten
18.01.2023 17:49
Shefi i delegacionit të BE-së David Gir, edhe pse thotë se nuk është në kompetencat e tij të ndërhyjë...

Shefi i delegacionit të BE-së David Gir, edhe pse thotë se nuk është në kompetencat e tij të ndërhyjë, përkujton politikanët se nëse ndryshimet kushtetuese nuk ndodhin, negociatat mund të ndërpriten.
“Kjo është një çështje e qeverisë, unë nuk do të hyjë në politikat e brendshme, nuk është puna ime. Çfarë mund të them është se shteti tashmë ka një histori të mirë të marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe mendoj se do të marrë një vendim që do ta forcojë edhe më shumë, pa e prekur identitetin e këtij vendi, sepse identiteti nuk humbet në rrugën drejt BE-së. Megjithatë, për shkak se kjo është pjesë e marrëveshjes së realizuar që rezultoi me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, nëse ky ndryshim nuk ndodh, procesi i negociatave do të ndalojë aty dhe çfarë do të ndodhë pastaj, nuk di t’ju them.”, - deklaroi ambasadori i BE-së, David Gir.
Ambasadori Gir: Skriningu po ecën mirë, kujdes reformat
Pranon se skriningu po ecën mirë, por apelon të bëhet kujdes me reformat.
“Sigurisht që screnigu nuk është e vetmja gjë, një tjetër gjë shumë e rëndësishme është zbatimi i reformave dhe këtu sigurisht që luajnë një rol disa aktorë përgjegjës për këtë, por përgjegjësia kryesore bie mbi kurrizin e qeverisë.”, - u shpreh ambasadori i BE-së, David Gir.
Ambasadori nuk deshi të komentojë, ndërkohë deklarimet e politikanëve kundër medieve të caktuara, por u përkujtoi se liria e medieve është vlerë themelore e BE-së, e duhet të ruhet nga ndikimet ose presionet që mund të shtyjnë gazetarët në autocensurë. Përkujtoi edhe mediet se kanë përgjegjësinë të prodhojnë informacione të besueshme, të sakta dhe të përpiqen të jenë në standardet më të larta profesionale.
ILMIE ZHAKU
