Maqedoni
Jovica Stojanoviq u.d. drejtore e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve
18.01.2023 19:30
Qeveria e emëroi Jovica Stojanoviqin si u.d. drejtor të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve deri në zgjedhjen e drejtorit të ri....

Qeveria e emëroi Jovica Stojanoviqin si u.d. drejtor të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve deri në zgjedhjen e drejtorit të ri.
Siç bëri të ditur shërbimi për informim, Qeveria në mbledhjen e 120-të e pranoi edhe propozimin e ministrit të Drejtësisë që të shpallë konkurs publik për emërim të drejtorit të ri në Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve, siç është sqaruar, sipas nenit 27, paragrafi (2) të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve.
Një ditë më parë Qeveria e shkarkoi nga detyra drejtorin e deridjeshëm , Marjan Spasovski pas arratisjes së të dënuarit Bekim Memeti nga burgu i “Idrizovë”-s.
Për arratisjen e Memetit u suspenduan nga puna edhe komandanti i departamentit dhe pjesëtarët e policisë së burgut të cilët e kryenin përcjelljen e të burgosurit. Tetë ditë paraburgim morën komandanti dhe dy policë të burgut, ndërsa të dyshuarit të katërt iu shqiptua masa e kujdesit.
