Botë

Shtyp këmbësorët e shumtë me veturë në vijat të bardha në Shën Petersburg, kamerat e sigurisë kapin momentin

18.01.2023 20:20

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku shihet sesi një veturë godet këmbësorët...

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku shihet sesi një veturë godet këmbësorët në vija të bardha në Shën Petersburg të Rusisë.
 
Siç raportojnë mediat e atjeshme, incidenti ka ndodhur më 17 janar në afërsi të sheshit Vostania.
 
Në videon e publikuar më poshtë, shihet shoferi i veturës Nissan Almera, duke zvogëluar shpejtësinë para vijave të bardhë kur për këmbësorët u ndez drita e gjelbër në semafor.
 
Megjithatë, ai nuk qëndroi gjatë dhe befasisht rriti shpejtësinë dhe filloi t’i godet këmbësorët që ishin në numër të madh.
 
Sikur kjo të mos mjaftonte, u largua nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. Ndërkaq pas intervenimit të policisë, shoferi ka përfunduar në pranga.
 
Bëhet fjalë për 42-vjeçarin, ndaj të cilit rëndojnë akuza të rënda për shkelje të rënda në trafik.