Maqedoni

Të rinjtë e BDI-së me porosi: Themeli i partisë, është rinia

18.01.2023 20:38

Të pa kënaqur nga mos realizimi i progarmit partiak, i ashtruquajturi Grupi i Zjarit së bashku me rininë...

Të pa kënaqur nga mos realizimi i progarmit partiak, i ashtruquajturi Grupi i Zjarit së bashku me rininë e Kryeqendrës apeluan funksionerët e ekzekutivit që ta kthejnë vëmendjen drejt rinis shqiptare sa nuk është vonë. 

“Ne i besuam programit të BDI-së se rinia do të jetë në vend të parë e vendimmarrëse, e pas zgjedhjeve na harruan.”, tha Jetmir Asani, kryetar i forumit rinor të BDI-së.
 
“Ndoshta shtëpia rri pa çati, por nuk qëndron dot pa themele. E themeli i BDI-së jemi e, rinia.”, tha Saranda Imeri nga forumi për barazi gjinore në BDI.
 
“Nëse kjo rini e ka gabim, atëherë ne me ndershmëri vazhdojmë të jemi pjesë e kësja rinie dhe e shumicës së anëtarëve të BDI-së.”, tha Bashkim Hasani, zv/ministër i mbrojtjes.
 
Ganiu: Rinisë ia morëm edhe një post që ia premtuam
 
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu pohoi se dëshmi më e mirë se rina shqiptare është lënë në hares është fakti se kësaj rinie i është marë edhe atë pozit të vetme që e kishin ndërsa për Blerim Bexhetin BDI e kësaj kohe e cila është tërësishtë nën kontrollin e Artan Grubit e haroi edhe idenë e Kryeministrit shqiptar.
 
“Ndoshta përfaqësuesit e ekzekutivit ju kanë harruar, madje duke mos i bërë vend asnjë përfaqësuesi nga radhët e Forumeve rinore në mesin e tyre. Edhe një post zv ministry që ua ndanë, me pazaret e mëvonshme politike, ua morën.”, tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.
 
Bexheti: Deja e kryeministrit shqiptar, u harrua
 
“Pas zgjedhjeve parlamentare ku kërkuiam kryeministër shqiptar, ne patëm një konferenceë ku doli e kundërta, ku zëvendëskryeministri tha ‘jemi një’. Ajo fjali mbeti në gjysmë dhe ngadalë ngadalë po i del peri asaj ideje”, tha Blerim Bexheti, sekretar organizativ në BDI.
 
Mexhiti sfidon Grubin: Nëse ia do të mirën BDI-së, jep dorëheqje
 
Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti thotë se të gjithë funksionarët e BDI  nuk kanë lëgjitimitetin partiak të organeve të partisë, dhe kërkoi dorheqjen e menjëhershme të Artan Grubit
 
“Artan Grubi mjaft u fshehe pas Ali Ahmetit. Dil i vetëm në anëtarësi nëqoftë se ke peshë. Po të sfidoj sot, nëqoftëse ja do të mirën BDI-së depono sot dorhëqeje dhe ruajte partinë nga përçarja. Nëqoftëse ja do të mirën BDI- së mundesh me e ndihmu edhe pa qenë minister!”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.
 
Ata i bënë thirrje liderit të BDI-së Ali Ahmeti që të reflektoj dhe ta shkarkojë Artan Grubin, dhe ky reflektim nëse nuk vije për ata si grup, le të reflektojë për rininë shqiptare. Njëzëri konstatuan se askush nuk ka të drejt ti ftojë anëtarët e pakënaqur që të formojnë shtëpi të re, sepse sipas tyre shtëpija e tyre e vetme është BDI-ja dhe aty do të mbesin.  
 
FITIM KRYEZIU