Maqedoni
Parashikimi i motit
19.01.2023 08:47
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë me shi të kohëpaskohshëm

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë me shi të kohëpaskohshëm, sidomos në orët e paradites dhe të mbrëmjes ku do të ketë rrebeshe lokale shiu (mbi 30 l/m2) dhe vende-vende të shoqëruara me bubullima. Do të vazhdojë të fryjë erë e fortë deri herë pas here e fortë jugore (mbi 70 km/h).
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6°C deri në 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11°C deri në 17°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 6°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 14°C.
