Maqedoni
Dita e ujit të bekuar, besimtarët ortodoksë festojnë Epifaninë
19.01.2023 08:52
Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot festën e Epifanisë....

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot festën e Epifanisë. Dita e Ujit të Bekuar, festohet që nga shekulli i dytë. Në këtë ditë, sipas traditës së krishterë, Shën Gjon Pagëzuesi, pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan.
Edhe këtë vit do të vazhdojë tradita shekullore e hedhjes së kryqit në ujëra të shenjtë. Dioqeza Ortodokse e Shkupit organizon shenjtërimin tradicional të ujërave të lumit Vardar dhe hedhjen e Kryqit të Shenjtë. Për shkak të festës, që në mëngjes në Shkup ka regjim të posaçëm të komunikacionit për rrugë të caktuara në zonën qendrore dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.
Nga ora 08:00 deri në përfundimin e manifestimit, në Qendër të Shkupit për trafik do të mbyllet rruga “Filip Vtori” nga kryqëzimi me bulevardin “Goce Dellçev” deri te kryqëzimi me rrugën “11 Tetori” në të dyja drejtimet. Të mbyllura do të jenë dhe rrugët nga kisha “Shën Petar dhe Pavle”, bulevardi “Partizanski Odredi” deri te rruga “Gjorçe Petrov”, rrugët nga Kisha “Shën Pantelejmon”, rr. “Kozle”, dhe një pjesë e rr. “Vasil Çakalarov” deri te ura hekurudhore e lumit Vardar. Nga ora 10:00 e mbyllur është edhe rruga lokale drejt fshatit Lisiçe.
MPB u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë urdhrat e policisë.
