Botë
Stuhia e dëborës pushton Britaninë, temperaturat bien deri në minus 10 gradë
19.01.2023 09:30
Moti i keq ka pushtuar Britaninë e Madhe, me dëborë dhe temperatura tejet të ulëta.....

Moti i keq ka pushtuar Britaninë e Madhe, me dëborë dhe temperatura tejet të ulëta.
Aeroporti i Mançesterit është detyruar të mbyllet për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Dhjetëra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroport. Një avion, i cili vinte nga Xhorxhia, është hasur me vështirësi të mëdha në ulje dhe për pasojë është detyruar të ulet në Londër. Sinoptikanët kanë parashikuar se moti i ftohtë do të zgjasë të paktën deri në fundjavë dhe temperaturat mund të bien deri në -11 gradë celsius.
