Botë
Armeni, zjarr në një kazermë ushtarake, 15 viktima
19.01.2023 09:53
Të paktën 15 ushtarakë armenë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën pasi një zjarr...

Të paktën 15 ushtarakë armenë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në kazermat ushtarake të xhenierëve dhe snajperëve të ushtrisë.
Ministria e Mbrojtjes e Armenisë, thotë zjarri ka shpërthyer për arsye që ende nuk janë përcaktuar, ndërsa ushtarët e plagosur janë në gjendje kritike. Kazermat ndodhen në Azat, rreth 80 kilometra në lindje të kryeqytetit Jerevan. Gushtin e kaluar, një shpërthim shkaktoi një zjarr në një treg të ngarkuar në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, duke lënë dhjetëra të vdekur.
