Maqedoni
Përmbytjet, rreziku më i madh për bujqësinë
03.02.2015 17:19
Policat për sigurimin e sipërfaqeve bujqësore nuk blihen masivisht edhe pse rreziqet për sipërfaqet bujqësore viteve të fundit me përmbytjet po rriten...

Nga kompanitë e sigurimeve theksojnë se për momentin polica për sigurimin e sipërfaqeve bujqësore nuk janë dhënë, sepse nuk ka kultura bujqësore të mbjella.
“Përmbytjet janë rreziku kryesor në sigurimin bujqësor, mirëpo problem është se po paraqiten tani në janar, kur zakonisht nuk janë të marra policat. Dhënia e policave për sipërfaqet bujqësore fillohet në muajin prill, atëherë kur do të ketë kultura bujqësore”- deklaroi kryetari i Bordit Drejtues të Sigurimit në Maqedoni, Boshko Andov.
Vlerësimi është se nga 40.000 bujq, vetëm 3.000 kanë qenë të siguruar në vitin e kaluar.
Që të nxitet sigurimi në bujqësi, shteti mbulon 60 për qind të harxhimit të shpërblimit nga sigurimi për kompensim të dëmit ndaj prodhimtarisë bujqësore primare, si rezultat i ndryshimit klimatik të pavolitshëm.
ERSAN PAJAZITI
