Botë

Tragjedia me 72 viktima në Nepal, ende i paqartë shkaku i aksidentit

19.01.2023 13:51

Rrëzimi i avionit të Yeti Airlines në Nepal të dielën , që shkaktoi 72 viktima, mes tyre gjashtë fëmijë...

Rrëzimi i avionit të Yeti Airlines në Nepal të dielën, që shkaktoi 72 viktima, mes tyre gjashtë fëmijë, 15 të huaj, si dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, është tragjedia më e madhe që ndodh në vendin aziatik në dekada. Megjithatë, shkaku i rrëzimit të avionit mbetet ende i paqartë.

Duke folur për një rrjet televiziv në Australi, eksperti i aviacionit Jeff Thomas deklaroi se shkaku i rrëzimit të avionit ishte ngecja aerodinamike.
 
Kjo ndodh kur shpejtësia e avionit ulet aq shumë sa krahët e tij nuk mund të prodhojnë ngritje të mjaftueshme për të “mbështetur” peshën e tij.
 
ATR 72 i Yeti Airlines fluturonte me ngarkesë të plotë, pra 72 pasagjerë, që ishte kapaciteti maksimal i tij.
 
Sa i përket pyetjes nëse përplasja ishte për shkak të gabimit të pilotit apo prej një problemi mekanik, eksperti thotë se ka shumë të ngjarë të jetë një kombinim i të dyjave.
 
Mund të ketë qenë problem i motorit, por shton ai, drejtimi dhe qëndrimi i avionit korrigjohet lehtësisht nga piloti.