Maqedoni

Japonia shton masat e sigurisë nga ISIS-i

03.02.2015 17:24

Qeveria japoneze urdhëroi që të përforcohen masat e sigurisë në vend, para së gjithash që të parandalohen sulmet terroriste në mjetet e transportit...

Qeveria japoneze urdhëroi që të përforcohen masat e sigurisë në vend, para së gjithash që të parandalohen sulmet terroriste në mjetet e transportit dhe të përforcohet kontrolli gjatë hyrjes në vend.
 
Ministri japonez, Akihiro Ota, tha se këto masa merren për sigurinë e qytetarëve.
 
“Kjo bëhet për shkak të kanosjeve të qytetarëve japonezë nga ana e grupit të “Shtetit Islamik”. Do të përforcohet sigurimi në aeroporte dhe objekte hekurudhore, si dhe do të përforcohen kontrollet në objektet lundruese të cilat do të vijnë nga jashtë”- tha ministri i Transportit dhe Turizmit, Akihiro Ota.
 
Paraprakisht, në Tokio u kumtua se shërbimet për migrim dhe dogana e përforcojnë kontrollin e dokumenteve të qytetarëve të huaj të cilët hyjnë në vend.
 
Në kryeqendrën japoneze sot u mbajt mbledhja e Shtabit për Zbatimin e Masave në lidhje me krimin ndërkombëtar dhe terrorizmin, në të cilën janë shqyrtuar mënyrat për garantimin e sigurisë së qytetarëve japonezë jashtë vendit.
 
Vrasja e pengut japonez, gazetarit Kenxhi Goto, e ka shtyrë vendin që të ndërmarrë këto masa. J
 
aponezi është vrarë në shenjë hakmarrjeje për mbështetjen që Tokio ua jep operacioneve ushtarake kundër ISIS-it. Videoja u lansua një natë më herët edhe pse shumë ekspertë thonë se kjo është një video-montazhë.
 
FARIJE DAUTI-BAKIU