Maqedoni

Mickovski: Presion ndaj deputetëve që duan zgjedhje

19.01.2023 16:09

VMRO-DPMNE vazhdon të këmbëngul për mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejtë të jetë e mundur...

Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski tha se deputetët e shumicës që dëshirojnë zgjedhje të parakohshme kanë presion nga grupe që kontrollohen nga udhëheqja e LSDM-së dhe BDI-së. Sipas Mickoskit nuk ka asnjë njeri racional në Kuvend që nuk do të dëshironte zgjedhje.
 
“Nuk do të kishte njeri në kuvend, njeri racional që e dëshiron të mirën për Maqedoninë, që nuk do të dëshironte zgjedhje. Por, ato grupe gjysmë-kriminale, që udhëheqja e lartë e LSDM-së dhe BDI-së i kontrollojnë dhe janë pjesë e nëntokës maqedonase, tashmë fillojnë të bëjnë presion mbi ata deputetë. Unë jam i bindur se ata do të mbeten konsistencë, sepse lufta për Maqedoninë nuk ka çmim, ndërsa kriminelët një ditë do të pendohen.”, - deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
LSDM: Nuk ka presion dhe nuk  do të ketë zgjedhje
 
Por, nga selia e LSDM-së kanë mohuar të ketë presion ndaj deputetëve, ndërsa thonë se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë. Sipas tyre Mickovski nuk ka as nga afër 61 deputet dhe se nuk do të ketë shpërndarje të kuvendit.
 
“Në fillim të këtij viti, pikërisht në Krishtlindje, Mickoski tha se në fund të janarit do të mbledhë 61 deputetë dhe kuvendi do të shpërndahet. Ja, ka ardhur fundi i janarit, nuk ka asgjë nga njoftimet e tij, nuk ka shpërndarje të kuvendit, Mickoski e ka gënjyer popullin. Prandaj, kur siç duket nuk ka as afër 61 deputetë për shpërndarjen e kuvendit, Mickoski duhet të përhapë gënjeshtra të reja për gjoja presione ndaj deputetëve.”, thonë në LSDM.
 
NAIM RAMADANI