Botë

Davos, parashikime pesimiste për të ardhmen e botës

19.01.2023 16:31

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Guterres me parashikime pesimiste...

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Guterres me parashikime pesimiste për të ardhmen e njerëzimit. Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ai tha se situata globale është e trishtuar për shkak të një sërë sfidash të ndërthurura, me theks në problemet klimatike dhe konfliktin ruso-ukrainas.
 
“Ndërprerje në zinxhirët e furnizimit, goditjet e energjisë, rritja e çmimeve, rritja e normave të interesit, inflacioni dhe borxhi që godet vendet e cenueshme. Pas gjithë asaj që kemi kaluar, ne nuk kemi mësuar as mësimet e kujdesit shëndetësor. Ne nuk jemi të përgatitur as për pandemitë e ardhshme.”, - deklaroi sekretari gjeneral i KB-së, Antonio Guteres.
 
Sipas njeriut të parë të OKB-së, ndryshe nga luftërat në frontet e tjera, në betejën kundër natyrës, njeriu mund të përjetojë vetëm disfatë.
 
“Angazhimi për të kufizuar rritjen e temperaturës në 1.5 gradë nuk ka gjasa të arrihet. Nëse nuk veprojmë, do të shkojmë drejt një rritjeje prej 2.8 gradësh dhe pasojat, siç e dini tashmë, do të jenë katastrofike. Javën e kaluar mësuam gjithashtu se disa prodhues të karburanteve fosile e dinin që në vitet '70 se produktet e tyre bazë po "vulosnin" planetin tonë. Dhe ata, ashtu si industria e duhanit, e shkelën shkencën e tyre.”,- theksoi sekretari gjeneral i KB-së, Antonio Guteres.
 
Për kritikët, politikanët në ngjarjen katërditore po tregohen hipokritë, sepse nuk po i kthejnë fjalët e tyre në veprim, duke aluduar për avionët privatë me të cilët ata erdhën në Zvicër, e që lëshojnë gazra të dëmshëm. 
 
“Ne kemi nevojë për një politikë më agresive se kjo deri tani. Ne kemi nevojë për iniciativa për të përdorur, si heqjen konvencionale të dioksidit të karbonit, me anë të pyllëzimit të tokës, por edhe zgjerimin dhe zhvillimin e një metode të re. Inovacioni është sfida e vërtetë. Si të përmirësojmë teknologjitë? Si të jesh i aksesueshëm? Dhe si t'i promovoni ato shpejt? Ngjashëm me atë që bëmë me vaksinat kundër Covid ose teknologjitë e internetit, duke ndërtuar anije dhe aeroplanë në Luftën e Dytë Botërore. Këto teknologji duhet të zhvillohen shpejt për të qenë të dobishme për klimën.”, - u shpreh profesori i shkencave sociale, Greg Nemeth. 
            
Të dhënat më të fundit tregojnë temperatura rekord të larta në Grenlandë në mijëra vitet e fundit. Shkencëtarët po kërkojnë fajin për këtë trend të ndryshimeve klimatike, të cilat sipas tyre shkaktohen nga njerëzit.
 
FITORE DEMOLLI