Maqedoni

Pendarovski, në dialogun për Ballkanin Perëndimor në Davos

19.01.2023 17:41

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos...

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, sot mori pjesë në dialogun diplomatik kushtuar Ballkanit Perëndimor.
 
Siç informohet nga zyra e presidentit, pjesëmarrësit e seancës diskutuan për sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për ruajtjen e stabilitetit, krijimin e kushteve për nxitjen e rritjes ekonomike të shteteve, si dhe nevojën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të ngrira.
 
Duke marrë parasysh kontekstin e ri gjeopolitik, drejtuesit e sesionit prezantuan pikëpamjet e tyre për rolin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor dhe shkëmbyen mendime mbi mundësitë e gjetjes së platformave të reja për nxitjen e dialogut dhe forcimin e partneriteteve ndërkombëtare.