Botë

Planet e Rusisë, shefi i CIA-s amerikane viziton fshehtas Kievin

20.01.2023 09:24

Kreu i CIA-s udhëtoi fshehurazi në Ukrainë për një takim top-sekret me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky...

Kreu i CIA-s udhëtoi fshehurazi në Ukrainë për një takim top-sekret me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për të shkëmbyer informacione mbi planet e ushtrisë ruse.

Ëilliam Burns u takua me presidentin ukrainas në Kiev ku folën për manovrat e ardhshme të Rusisë në fazën tjetër të luftës, thanë burimet për Ëashington Post. Kjo vizitë erdhi pasi SHBA njoftoi një paketë të re ushtarake prej 2.5 miliardë dollarësh, për mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Donacionet erdhën në prag të bisedimeve të vështira në Ramstein të Gjermanisë ku ministrat e mbrojtjes së NATO-s, diskutojnë furnizimet e ardhshme të armëve në Ukrainë.

Gjermania ka treguar se nuk do të dërgojë tanket e veta Leopard atje, nëse SHBA nuk dërgon Abrams. Tanket Abrams nuk u përfshinë në njoftimin e SHBA-së një ditë më herët. Zelensky tha se ai priste "vendime të forta" nga udhëheqësit e mbrojtjes të NATO-s dhe vendeve të tjera. OKB ndërkohë  ka njoftuar se kolona e saj e parë e ndihmave humanitare ka mbërritur pranë Soledar, një nga vendet më të diskutueshme të Ukrainës në konfliktin me Rusinë.