Botë

Ukrainë, ushtarët rusë braktisin luftën

20.01.2023 11:53

8 ushtarë rusë braktisën luftën në Ukrainë, marrin taksi për t’u kthyer në shtëpi...

8 ushtarë rusë braktisën luftën në Ukrainë, marrin taksi për t’u kthyer në shtëpi, ndërsa tashmë po përballen me akuzat e dezertimit.
 
Mediet ndërkombëtare njoftuan se ushtarët rrezikojnë të  përballen me  vendim për burgim me kohëzgjatje prej 15 vitesh për “dezertim në kohë lufte”. Ushtari që organizoi arratisjen e tyre në dhjetor është rreshteri Yevgeny Kravchenko, i cili është arrestuar nga një gjykatë ushtarake e garnizonit, sipas gazetës ruse Kommersant. 
 
Sipas dëshmive të tyre, burrat u mobilizuan më 24 shtator dhe u transferuan në një kamp fushor pranë fshatit Gladkovo në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk. Ata thanë se në vend që të merrnin trajnime për të luftuar në konflikt, komandantët i përdornin ata për të hapur gropa. Ata gjithashtu pohuan se nuk ishin pajisur me uniforma cilësore apo ushqim të mjaftueshëm.