Botë
Peru, protesta antiqeveritare, përleshje me policinë dhe shpërthim zjarri
20.01.2023 12:23
Një zjarr masiv shpërtheu mbrëmjen e djeshme pranë rezidencës presidenciale Plaza San Martin në Lima..
Një zjarr masiv shpërtheu mbrëmjen e djeshme pranë rezidencës presidenciale Plaza San Martin në Lima, Peru, ku protestuesit antiqeveritar u përleshën me policinë.
Protestuesit që udhëtuan drejt kryeqytetit nga i gjithë vendi u përleshën me oficerët e policisë së trazirave gjatë marshimit “Take Over Lima” duke kërkuar dorëheqjen e Presidentes Dina Boluarte pas gati gjashtë javësh trazira që kanë vrarë më shumë se 50 njerëz.
Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët. Forcat e sigurisë kanë mbyllur rrugët e afërta për publikun dhe banorët në ndërtesat ngjitur janë evakuuar. Shkaku i zjarrit nuk është i qartë dhe autoritetet nuk kanë konfirmuar ende viktima.
