Botë

Rekrutimi i serbëve në luftë, Beogradi i zemëruar ndaj videos së grupit “Wagner”

20.01.2023 13:13

Pasi grupi mercenar “Wagner” publikoi videot në gjuhën serbe për të inkurajuar rekrutimin për luftë...

Pasi grupi mercenar “Wagner” publikoi videot në gjuhën serbe për të inkurajuar rekrutimin për luftë, e që tregonin sipas tyre,  vullnetarë serbë që stërviten për të luftuar përkrah trupave ruse në Ukrainë, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. 
 
“Pse ju, nga “Wagner”, telefononi dikë nga Serbia kur e dini se kjo është kundër rregulloreve tona?”, tha ai.
 
Kritikët shpesh e akuzojnë Serbinë se i jep përparësi miqësisë së saj të gjatë me Rusinë mbi ambicien për t’u bashkuar me BE-në. Por, Vuçiç nga Davosi tha se Serbia jo vetëm që ishte “neutrale” në lidhje me luftën në Ukrainë, por se ai nuk kishte folur me presidentin rus Vladimir Putin për “shumë muaj”. Madje në Davos, tha se “Për ne, Krimea është Ukrainë, Donbasi është Ukrainë dhe kështu do të mbetet”.
 
Në Beograd, ku muralet provokuese janë të zakonshme, në një mur në qendër të qytetit javën e kaluar u shfaq emblema e kokës së vdekjes së Ëagnerit e vënë nga Patrullat Popullore, një organizatë e krahut të djathtë ekstrem, e cila më parë ka organizuar edhe mitingje pro-ruse. Megjithëse është e paligjshme që serbët të marrin pjesë në konflikte jashtë vendit, kishte serbë që luftuan përkrah forcave ruse në Ukrainë në vitin 2014, por jo me miratim zyrtar. Gjykatat serbe në atë kohë dënuan dhjetëra persona për pjesëmarrje në “luftimet në frontet e huaja të betejës”. Serbia ka votuar edhe pro rezolutës në Kombet e Bashkuara që dënojnë agresionin e Rusisë.
 
GAZMEND KURTISHI