Maqedoni
Influencë ruse, Rama: BE të bëjë më shumë, rrezik nacionalizmi në RMV
20.01.2023 13:48
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Evropian të shtojë fondet për Ballkanin...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Evropian të shtojë fondet për Ballkanin perëndimor, në mënyrë që të mbajë larg influencën e Rusisë nga rajoni. Ne po flasim vazhdimisht për Serbinë, sepse ajo është në trend, por Maqedonia e Veriut është në rrezik të madh që të bjerë në nacionalizëm të thellë, gjë që mund të shkaktojë shumë telashe. Sipas informacioneve të mia, popullariteti i Rusisë dhe Putinit atje është shumë më i lartë se në BE, tha Rama në një nga panelet në kuadër të forumit në Davos.
“Bashkimi Evropian duhet të na bëjë pak më tepër pjesë, Maqedonia e Veriut është shumë e rrezikuar që të shkojë drejt një nacionalizmi mjaft të thellë që mund të krijojë probleme. Njerëzit në Bruksel duhet të kuptojnë se jemi në një rajon ku BE po pëson rënie dhe Putin, në disa prej vendeve po shihet gjithmonë e më tepër si hero.”, - deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama tha se procesi i zgjerimit ka ndryshuar tërësisht, është bërë më neurotik dhe më i padrejtë, por sqaroi se vendet e Ballkanit e kanë të qartë se pa BE-në, nuk do të kishin të ardhme. Potencoi se nëse shtetet anëtare do të kishin pasur të njëjtin trajtim, gjysma e tyre nuk do të ishin aktualisht pjesë e BE-së.
GAZMEND REXHEPI
