Maqedoni

Pr/ligji për pagat në sektorin publik, SAShK: Ndryshime jokushtetuese dhe diskriminuese

20.01.2023 14:25

Propozim ligji i pagave për sektorin publik është diskriminues dhe jokushtetues...

Propozim ligji i pagave për  sektorin publik është diskriminues dhe jokushtetues, ai pamundëson rregullimin e pagave dhe kompensimeve sipas marrëveshjeve kolektive, reagojnë nga SAShK-u. Të drejtat e punëtorëve rrezikohen, sepse pagesa shtesë në rrogë dhe kompensime do të paguhen vetëm nëse buxheti siguron mjete. Kërkojnë tërheqjen e tij dhe takim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike.
 
“Nëse ne punojmë detyrat që janë të caktuara sipas ligjit dhe në një moment dikush vlerëson se në buxhet nuk ka mjete të supozojmë Ministri i Financave, atëherë ajo që kemi punuar nuk do të na paguhet. Kjo është në kundërshtim me dispozitat ligjore. Nëse pagat dhe kompensimet do të mund të ulen, sepse nuk ka mjete në buxhet dhe se prioritet i shtetit janë veprimtari tjera, atëherë pagat do të ulen, sindikati dhe të punësuarit nuk do të kenë asnjë ndikim.”, - theksoi kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkov.
 
Nëse propozim-ligji kalon, SAShK-u vlerëson se do të barazohen pagat më të ulëta me ato të lartat.
 
“Nëse kjo kalon për një periudhë të caktuar do të barazohen pagat e vendeve më të ulëta të punës me vendet më të larta sipas ndërlikueshmërisë. Askund në botë nuk ka rritje lineare të tillë, çdo kund ka rritje sipas përqindjes.”, - u shpreh kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkov.
 
Nëse nuk realizohet takim me Ministrinë e Shoqërisë informatike, SAShK-u paralajmëron aktivitete për shprehjen e pakënaqësisë. Do të  informohet Konfederata Evropiane dhe botërore, ndërsa vendimet centraliste do të keqinterpretohen edhe nga bashkësia ndërkombëtare, alarmojnë nga sindikata. 
 
FLUTURA LATIFI