Botë
Borë e ngrica në 10 ditët e ardhshme në Itali
20.01.2023 17:47
Dimri tani po troket me forcën e tij të vërtetë edhe në Itali, ku metereologët parashikojnë 10 ditë...

Dimri tani po troket me forcën e tij të vërtetë edhe në Itali, ku metereologët parashikojnë 10 ditë të acarta me borë e erëra të dhunshme.
Nga e shtuna, atje temperaturat do të ulen ndjeshëm. Ajri i ftohtë fillimisht nga Atlantiku Verior dhe më pas nga Ballkani, që bie në kontakt me ujërat ende relativisht të ngrohta të Mesdheut, do të shkaktojë evente ciklonike. Genova dhe Liguria janë zbardhur këtë mëngjes nga bora, shtresa e së cilës, në rajonet e thella veriore ka mbërritur në 50 centimetra. Autoritetet kanë nisur pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës për të parandaluar që ato të vishen në akull, duke u kthyer në burim aksidentesh të rënda.
Moti i ftohtë do të vazhdojë për disa ditë me radhë dhe ngricat do të godasin disa herë rresht pjesën më të madhe të vendit deri në fund të muajit.
