Futboll

Xhaka e vazhdon kontratën me Borussia Monchengladbach

03.02.2015 17:45

Futbollisti kosovar Granit Xhaka do të vazhdoj te mbetet pjesë e skuadrës së Borussia Monchengladbach...

Mesfushori nga Prishtina e ka vazhduar kontratën me skuadrën gjermane deri në vitin 2019, por më mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
 
“Unë po ndihem mirë në Borussia dhe ky është fundi i sezonit të tretë në këtë skuadër. Jam krenar që edhe në të ardhmen do të luajë për Borussia”, tha Xhaka.
 
Në vitin 2012 Xhaka nga Bazeli u transferua në Borussia Monchengladbach. Ai në merkaton e janarit është kërkuar nga disa skuadra në mesin e të cilave edhe nga Milani.