Futboll

"Bomba" e Lecit: Duka më dha pasaportën se trukoja ndeshje

03.02.2015 17:49

Kur Sueprliga shqiptare vlon nga skandali i trukimit të ndeshjeve, vjen edhe një bombë nga Suedia...

Është futbollisti kosovar Liridon Leci, i cili lëshon disa akuza të forta rreth trukimeve në futboll dhe ku nuk harron të përmendë as emrin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Gjithçka rrëfehet në një video të publikuar nga portali më i madh sportiv në Suedi, "fotbollskanalen.se"
 
"Njerëzit në Shqipëri më mbështesin shumë. Unë kam pasaportë shqiptare vetëm pasi trukoj ndeshje. Ma ka dhënë Armand Duka", shprehet Leci.
 
"Unë kam njerëzit e mi futbollistë që e kanë bërë këtë gjë mbi 13 herë dhe nuk kanë dështuar kurrë. Nga 20 ndeshje, 3 janë të trukuara. Për të blerë ndeshjen duhen të paktën 50 mijë euro për person", rrëfen ndër të tjera Liridon Leci.