Energjetikë, rritet burimi nga prodhimet e riparueshme

21.01.2023 15:50

Dielli, uji dhe era në kohën e krizës energjetike....

Dielli, uji dhe era në kohën e krizës energjetike duhet të shfrytëzohën maksimalisht  që të kemi furnizim stabil me energji elektrike.

Deri tani janë bërë dy apele publike nga ana e Ministrisë së Ekonomisë për tarifat e ulta të energjisë elektrike nga 140 megavat, të cilat kanë afat deri në vitin 2025. Janë instaluar 31 megavat, njofton Agjensioni për Energjetikë.

“Në këto 140 megavat bëjnë pjesë edhe burimet e energjisë elektrike nga era, më duhet ta përmendi edhe investimin e parkut të erës “Bogoslovec” në Sveti Nikollë, investimi i të cilën kap shumën prej 50 milion eurosh. Parku i erës ka kapacitet prej  36 megavatësh, do të jetë së bashku me parkun e mëparshëm të ESM-së, që është parku më i madh në vend” – tha Drejtori i Agjensisë për Energjetikë, Dario Nikollovski.

Por shteti duhet t’i motivojë më shumë qytetarët dhe kompanitë  që të vendosin fotovoltaikët sepse në këtë mënyrë ata do të  zvogëlojnë çmimet e faturave të rrymës.

Nëse me herët ishte deri në 4 kilovat për amvisritë, tani është rritur në 6 kilovat për ekoniminë. Të gjithë ndërmarrjet e vogla të cilat janë në industrinë që përmenda është nga  20 kilovat në 40 kilovat, pra është rritur mundësia e kapacitetit të prodhimit në ato panele që do to vendosin në kulm, gjithashtu lehtësohen edhe procedurat përmes ndryshimit të ligjit për ndërtimtari në pjesën e procesit të kompletimit të dokumetacioneve të cilat ishin mjaf të komentuara, se procesi nëpër të cilin kalohet  është kompleks” – deklaroi  Drejtori i Agjensisë për Energjetikë, Dario Nikollovski.

Sipas Nikolovskit ,transformimi i energjisë së gjelbër nuk nëkupton vetëm prodhim të energjisë elektike nga burimet e riparueshme ,por ekonomia e gjelbërt rrit buxhetin dhe ruanë ambientin jetësorë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)