LSDM, shumica qeveritare do të rritet
Secili subjekt politik i cili do ta ndihmon konceptin europian....

Secili subjekt politik i cili do ta ndihmon konceptin europian të vendit është i mirseardhur në koalicionin qeverisës, porosisin nga LSDM-ja.
Më këtë LSDM-ja po i dërgon porosi ASH, por zëdhënësi i kësaj partie pohoi se deri më tani nuk kanë pasur bisedime konkrete për pjesën kardorive dhe programore, edhe pse gjatë kësaj jave nëpër media është spekuluar se ASH dhe LSDM-ja kanë dakorduar resorët të cilat duhet ti udhëheq partia e Taravarit.
Nga LSDM mbesin në qëndrimin e tyre se shumica qeveritare presin të zgjërohet.
“Secili subjekt politik i cili është për një prespektiv europiane të vendit është e mirseardhur, dhe është shumë e frytshme edhe të bisedohet më të njëjtit. Por për kyqjen e një subjekti politik në Qeveri duhen bisedime të gjata dhe konkrete ku do të duhet të hekurosen politikat programore dhe kadrovike, për të cilën nuk kemi biseduar. Kjo është një retorik e njohur e VMRO-DPMNË-së, dhe të njëjtën e kanë biseduar edhe para një viti. Por ato të njëjtën gjë e përsërisin në vazhdimisë se ka një shumicë të re Qeveritare, dhe cdoher kur ta thonë këtë shumica tjetër qeveritare është zgjëruar, dhe ashtu do të jetë edhe kësaj here” – tha Deputeti dhe njëherit Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.
VMRO – DPMNE, u bëhet presion deputetëve të mos ketë zgjedhje
Derisa LSDM pohon se shumica Qeveritare do të rritet nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kanë pohuar se po bëhet presinoe nga shumica e qeveritare deri tek deputetet e BDI-së dhe LSDM-së të cilat nuk e pranojnë këtë politik të Qeverisë, dhe të cilët dëshirojnë të jenë të pavarur, që mos të pranojnë zgjedhje të Parakohshme Parlamentare.,
“Bëhet fjalë për presione jo-parimore, ose më mirë të themi kërcënime, por edhe kërcënime fizike nga ana e strukturave kriminale të Qeverisë aktuale në drejtim të disa deputetëve të LSDM-së, të cilët nuk e përkrahin këtë politik të kësaj Qeverie, dhe janë të gatshëm të votojnë për mos besimin të kësaj Qeverie” – deklaroi Naçe Çulev nga VMRO-DPMNE
Derisa VMRO-DPMNE-ja insiston dhe kërkon që në verë të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhe të cilat janë e vetmja zgjidhje, nga LSDM-ja dhe BDI –ja këtë e hedhin në mënyrë kategorike, duke ju dhënë përparësi ndryshimeve kushtetuese të cilat duhet të përfundohen deri në fund të procesit të skriningut. (Fitim Kryeziu, TVM2)
